Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka marrë dy vendime të rëndësishme për targat e makinave, të cilat konsiderohen si lehtësi për të gjithë shoferët.
I pari: Kur ju dëmtojnë targën mjafton ta ktheni dhe do të pajiseni me targën e njëjtë! Nuk keni pse ndërroni komplet dokumentacionin, as pse bëni më kontroll fizik dhe më e rëndësishmja, paguani vetëm koston e 1 targe, me po ato numra e gërma! Kjo praktikë e re në fjalë nuk mundësohet për rastet e humbjes së targës/targave dhe jo për formatet e dala nga prodhimi!
Së dyti, keni automjet koleksioni pa targa dhe nuk dini si të organizoheni për një panair, ekspozitë apo aktivitet kolektiv, karvan historik apo parada, xhiro panoramike, itenerare turistike e pjesmarrje si i ftuar në një event? Kjo zgjidhet me targën e përkohshme! Mjeti do të pajiset me TPL dhe Fletëudhëtimi si edhe do kryejë verifikim teknik. Targat PRK duhet të kthehen pas përdorimit! DPSHTRR po punon për rregjistrin e mjeteve historike, me vlera koleksioni e riprodhime