Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se javën që vjen, HEC-eve private do t’u vendoset e ashtuquajtura taksa e jashtëzakonshme për të mbuluar shpenzimet e rritjes së çmimit të energjisë elektrike. E ndaj, sot në fjalën e tij para Iratxe García Pérez, presidente e Grupit të Aleancës Progresiste të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian, Balla dha edhe një afat për vendosjen e taksës pas paralajmërimit nga ana e kryeministrit Edi Rama. Po ashtu përmendi dhe çështje të tjera lidhur me luftën në Ukrainë dhe vështirësitë ekonomike.
“Me angazhimin për solidaritet social, ne do të vazhdojmë të përkujdesemi për ata që janë më shumë në nevojë. Jemi ne socialistët europianë që e inicijuam dhe po e zabtojmë në disa vende në Europë taksën e jashtëzakonshme për prodhuesit dhe shpërndarësit e energjisë elektrike. Ne do ta miratojmë taksën e jashtëzakonshme javën e ardhshme dhe tre prodhuesit e mëdhenj të energjisë do të paguajnë më shumë në buxhetin e shtetit, sepse lufta atyre u dha mundësinë të fitojnë më shumë. Ata që fitojnë më shumë duhet të paguajnë më shumë, ata që fitojnë më pak duhet të paguanë aspak ose më pak taksa. Ky është dallimi i madh i yni, i socialistëve europianë, me të djathtën dhe konservatorët. Ne socialistët qoftë në Tiranë apo në Bruksel, ishim të parët që e paraljmëruam se rreziku më i madh i luftës së Putinit ishte shpërthimi i inflacionit. Ne jemi duke bere me te miren, aq sa është e mundshme, ne kushtet kur askush nuk e di se sa gjate kjo lufte do te vazhdoje. Eshtë pikërisht lufta ajo që ka rritur cmimet kudo, duke filluar nga cmimi i energjise, tek nafta dhe gazi dhe ushqimet e shportës. Mesatarisht, ne vendet e BE inflacioni eshte mbi 10%, nderkohe qe SHBA po perjeton normen me te larte te rritjes se cmimeve qe pas luftes se dyte boterore,”-tha Balla.
PJESË NGA BISEDA:
Europa po jeton epokën e rrezikut të madh dhe të një lufte edhe më të madhe se ajo që vazhdon prej 9 muajsh në Ukrainë, ndërsa një rraketë prodhim rus ra mbrëmë në një fshat mbi Poloni, ende e pakonfirmuar se nga dhe kush ishte nisur. Polonia është një vend anëtar i Bashkimit Europian dhe NATO-s dhe për pasojë mbulohet nga neni 5 i Traktatit të Aleancës: “një sulm i armatosur kundër një ose më shumë anëtarësh në Europë apo Amerikën e Veriut do të konsiderohet një sulm kundër (nesh) të gjithëve”.
Ndërkohë që prej 24 Shkurtit inflacioni i luftës së Putinit po prek njëlloj çdo familje europiane, njëlloj çdo familje shqiptare. Sot më shumë se kurrë kërkohet të jemi të bashkuar, Europa duhet më e bashkuar dhe çdo politikë mbështetëse që planifikon Komisioni për përballimin e luftës duhet të përfshijë njëkohësisht dhe njëtrajtësisht edhe vendet e Ballkanit perëndimor.
Sot kërkohet më shumë solidaritet, jo sepse solidariteti është vlera jonë dalluese, por sepse duhet të kuptojmë se Vladimir Putin është një kërcënim për demokracinë dhe vlerat tona Europiane. Me angazhimin për solidaritet social, ne do të vazhdojmë të përkujdesemi për ata që janë më shumë në nevojë. Jemi ne socialistët europianë që e inicijuam dhe po e zabtojmë në disa vende në Europë taksën e jashtëzakonshme për prodhuesit dhe shpërndarësit e energjisë elektrike. Ne do ta miratojmë taksën e jashtëzakonshme javën e ardhshme dhe tre prodhuesit e mëdhenj të energjisë do të paguajnë më shumë në buxhetin e shtetit, sepse lufta atyre u dha mundësinë të fitojnë më shumë.
Ata që fitojnë më shumë duhet të paguajnë më shumë, ata që fitojnë më pak duhet të paguanë aspak ose më pak taksa. Ky është dallimi i madh i yni, i socialistëve europianë, me të djathtën dhe konservatorët. Ne socialistët qoftë në Tiranë apo në Bruksel, ishim të parët që e paraljmëruam se rreziku më i madh i luftës së Putinit ishte shpërthimi i inflacionit. Ne jemi duke bere me te miren, aq sa është e mundshme, ne kushtet kur askush nuk e di se sa gjate kjo lufte do te vazhdoje. Eshtë pikërisht lufta ajo që ka rritur cmimet kudo, duke filluar nga cmimi i energjise, tek nafta dhe gazi dhe ushqimet e shportës. Mesatarisht, ne vendet e BE inflacioni eshte mbi 10%, nderkohe qe SHBA po perjeton normen me te larte te rritjes se cmimeve qe pas luftes se dyte boterore.
Niveli i inflacionit ne Shqiperi ështe ende tek 8.5%. Por ne e dimë mirë se duhet të jemi te pergatitur jo vetem per te tashmen, por edhe per te ardhmen. Ne si shumice qeverisese kemi zgjedhur te mos e rrisim cmimin e energjise elektrike per familjaret dhe biznesin e vogel, pasi e kuptojme se per shqiptaret energjia elektrike, sidomos ne dimer, eshte nje sherbim i pazevendesueshem. Pra konsumatori familjar dhe biznesi i vogel vazhdojnë të paguajnë të njejtin cmim per energjine elektrike, si para luftës, ndonese në bursë prej muajsh cmimi i importit eshte shumefishuar. Kjo eshte nje arritje shumë e madhe. Dhe kolegia Garcia mund ta konfirmojë se vendosja e një tavani për cmimin e energjisë dhe të gazit, është një betejë sot e socialistëve dhe e demokratëve në Parlamentin Europian dhe në vendet anëtare.
Në shumë vende të Europes, familjet dhe biznesi vuajne rritjen e faturave mujore të energjisë elektrike, nderkohe ne Shqiperi energjia paguhet sot njesoj si perpara nisjes se luftes. Kjo pasi qeveria eshte duke e paguar vete diferencen e rritjes se cmimit, cka sigurisht eshte nje barre e madhe per buxhetin e shtetit. Nga ana tjeter, kemi marre disa masa per te zbutur efeketet e inflacionit të luftes, masa te cilat kane shenjestruar grupet më në nevoje, te cilat jane prekur me se shumti nga pasojat e luftes.
Pensionet jane indeksuar dy here per te reflektuar shtrenjtimin e cmimeve, duke sjelle nje rritje thuajse 10% te tyre vetëm brenda këtij viti. Eshte dyfishuar ndihma ekonomike per nenat kryefamiljare me dy femije, nderkohe qe muaj me pare aplikuam te njejten skeme per nenat kryefamiljare me tre femije. Ne e dime se pavaresisht ndihmës, situata nuk eshte e lehte. Por vetem duke qene bashke e duke ndihmuar njeri tjetrin, njesoj sic bëmë gjatë tërmetit dhe pandemisë, ne do ia dalim edhe kete here. Situata të tilla sfiduese dhe të vështira kërkojnë lidership të fortë dhe ekip të fortë. Dëshiroj gjithashtu të ndalem edhe në dy çështje të tjera.
Së pari, sikurse edhe vetë Parlamenti Europian ka vërejtuar me shqetësim në Rezolutën e miratuar më 10 tetor 2019 mbi “Ndërhyrjen e huaj në proceset zgjedhore dhe dezinformimin në proceset demokratike”, si dhe instrumentet e miratuara nga BE në funksion të parandalimit dhe mbrojtjes ndaj luftës hibride dhe fenomenit të dezinformimit; Vihet re një rritje e fenomenit të dezinformimit në media; dhe po ashtu edhe fenomeni i ndërhyrjes nga aktorë jomiqësorë në proceset demokratike sikur është rasti i financimeve të paligjshme ruse ndaj partive të caktuara politike.
Së dyti, ne deputetët e Grupit Parlamentar Socialist i bashkohemi shqetësimit të shprehur nga Grupi Socialist dhe Demokrat në Parlamentin Europian se kudo në Europë po vërehet me shqetësim një rritje e tendencave ekstremiste si anti-semitizmi, ksenofobia apo islamofobia. Ishte pikërisht kjo retorikë që çoi në krimet më të tmerrshme kundër njerëzimit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Është momenti të kundërshtojmë me forcë çdo shfaqje ekstremiste në rrjetet sociale apo nga politikanë të caktuar në Europë, të cilët synojnë përfitime afat-shkurtra politike me qëndrimet apo deklaratat e tyre.
Rasti i fundit ishin deklaratat e anëtarit të Parlamentit Europian, Nicolas Bay, përfaqësues i ekstremit të djathtë, i cili bëri deklarata tepër të rënda fyese dhe diskriminuese ndaj shqiptarëve dhe besimeve tona fetare, duke cënuar rëndë dinjitetin kombëtar të shqiptarëve. Parlamenti Europian në respekt të rregulloreve të veta kundër racizmit dhe anti-diskriminimit duhet të distancohet nga këto deklarata të papërgjegjshme.