Të dashur vrasës pushtetarë, një ditë do të ‘vriteni’ me gjithë dashurinë tonë

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Basir Çollaku

Janë shumë. Nuk kanë të sosur. Mëkatet janë mbytëse.

Lista nis diku pa e fshirë dot.

Sajmir Tahiri

Ministër i fortsuksesshëm, ylli socialist, rivali radikal i Veliajt kish narrë terren në parti. Britmat e Ramës për menaxherin e platformës së tij narkotike nuk soseshin. Çdo ditë mbushnin mikrofona dhe ekrane, medie vendase e të huaja, apo ato sociale. Në kulmin e trafikut në 2016 Rama dhe ministri i tij vizituan çuditërisht zyrën ovale. Takuan presidentin Barak Obama. Denoncimet shqip i nasakroi kryeministri por antimafia italiane ia shpoi tollumbacen e rendit. Hashashi, heroina, kokaina shpërthyen. Zotëria shkoi në qeli. Marrëveshja mundi hetimin. Reforma kishte kontrollor. Tahiri në akuzë për trafik droge u sajdis me një vepër të pabërë shpërdorim..Një hetim pasuror ndaj tij, është kthyer si një paaftësi e djeshme e Prokurorisë, dhe akuzë e sotme.

Fatmir Xhafa

Zgjatim i diktaturës hetuesi i sigurimit bëhet ministër rendi pasi kishte wenë më herët drejtësie. Vëllai dëbuar për trafik ndërkombëtar droge rikthyer në punët e së shkuarës e degdisi nga zyra, pak pasi një shoqërues i tij u vravetë në makinë thoshte akuza. Ajo është dosje e një hetimi katastrofe. Xhafa u bë aktor avresiv i kapjes së drejtësisë nëpërmjet kontrollit milimetrik të vettingut. Kundër vullnetit të Ramës aleat me Veliajn, me një dhëndërr, joni Baboçi drejtor urbanistike, pikë takimesh për ndërtuesit, ku kryeson Armand Lilo, i “Arlis” sh.p.k, përfitues trojesh publike me hatër bashkie për pallate, u rifut në Parlament, duke nxjerrë nga loja kreun e PS së Tiranës Ervin Bushatin. Krijoi një ministre drejtësie sponsorizim i tij, së paku politik, kushërirën e personit B. Zonja Etilda Gjoni, e cila mbahet mend për dy qoka dhe një legjendë..Ekstradimin e paligjshëm të Nazer Seitajt, financierit të bandës ku akuzohej Tahiri dhe pritej nga agjenti Charles kur vizitonte USA. Hetimet serioze mund ta merrnin kollaj të pandehur. Por kur ke Fat të Mirë ia del…Asgjësoi një hetimnpasuror dhe nuk dihet ku ka rënë dosja…

Arben Ahmetaj

Tigri i Ramës njeriu sekreteve të çdo përfitimi nga shefi dhe çdo ministër e pushtetar, erdhi në derë të burgut. Sasia e dijenisë së madhe të të fshehtave i prenë një biletë për Zvicër. Aty nuk depozitohen vetëm para gri por dhe dosje të tilla që më vonë nxihen. Ai bëri të dyja. Ka dërguar SPAK dhurata provash e kujtesë të fortë penale. Ministër ekonomie, financash, rindërtimi, zëvëndës i KM mundi të shpëtonte gruan dhe ish gruan nga burgu, me nesazhet e duhura ndaj Ramës dhe Veliajt si fillim për inceneratorin një miliard dollarësh…

Ilir Beqja

Rastësia dhe pazaret e anemia e prokurorisë nuk e kanë çuar në burg. Gjykatësi Bani shfajësues i Çiftes së vettingut tha se aq më kërkuan e aq dhashë por mund të kisha dhënë arrest qelie, duke dekonspiruar se ku rri zgjuar lepuri. Sterilizimi është plot me prova që nga Krimet e Rënda, por dikush e lehtëson shumë udhës. Mosankimimi nga Beqaj në Apel i masës shtërnguese, detyrim paraqitjeje, nuk është dëshmi pafajësie, por shenjë ujdie. Ka mjaft tendera e ligjshkelje skutave të minstrisë e tenderave te AKSHI..

Taulant Balla

Miqësia takimet e trukimet me biznesmenin Edmond Bego, me të shkuar penale pjesë e një bande. Mbi 40 udhëtime bashkë jashtë vendit. Më pas erdhën shumë akuza. Lidhjet me Suel Çelën dhe bandën e tij, përgjimet e zhdukura kur u vranë Çapjat. Miqësitë me Rrahjat ku u angazhua të fshehë veprën penale kanosjrn e rëndë ndaj oficerit Emiljano Nuhu. Dhe lehtësirat për të inkriminuarit e këtij fisi. Toyota Yaris nisi si denoncim por dyshimet nuk mungojnë për implikim. Ngjarja e 21 prillit 2021 ku u vra njeriu ekipit të tij elektoral, ndikimi dhe shpërblesa e prokurorëve për në SPAK. Masakra e a TIMS, zhdukja e të dhënave. Metamorfoza pritet të sjell befasi të reja.

Damian Gjiknuri

E nisi si tërmet në zgjedhjet e pjesshme vendore në Dibër si kujdestar i çunave problematik. Emri tij dhe Ahmetajt del në përgjime te inceneatorët që në 2017, kur hetohej Klodian Zoto për pastrim të produkteve të veprës penale. Më pas historia e naftës me rusë e kinezë, duke hequr puset kimpanisë amerikane. Një tjetër histori me indianët 800 milionë eurosh, përtej gurusë ndërtues tempujsh ku janë hetuar edhe para nga Shqipëria.

Lefter Koka

Ministër i dënuar për inceneratorët. I akuzuari me më shumë se një vit në qeli në hetim, e asnjë dëshmi se u mor në pyetje. Shkoi paketë me deputetin socialist, Alqi Bllako të cilin e shfajësuan rrugës duke e zbutur sasinë e dënimit.

Belinda Balluku

Tendera rrugësh. Përplasjet me Veliajn mund të kenë sjellë dhe një hetim pasuror.

Vangjush Dako

Shkoi në burg për një vepër periferike në raport me sa ka bërë e ka nëpër arkiva.
Dosja e Shkodrës e arrestimi i Pëllumb Gjokës, ka futur në sekëlldi jo rastësor Elisa Spiropalin e Benet Becin e mjaft prokurorë e gjyqtarë me rrënjë karriere në PS..

Erion Veliaj

Një fidan pishe 6 miliomë e 375 mijë lekë një babëzi e pahetuar e falur. Njeriu incenerator të cilin SPAK ende ka frikë ta hetojë. Dosjen e eco tiranës me Veronën ku antimafia ka palosur në qeli gjysmën italiane si biznes i Ndranghetës. Këtu heshtet. Ndërtimi pallateve tjetër dosje antimafias si porosi në Tiranë e Ndranghetës. Në itali sërish arrestime e sekuestrime e në Tiranë procedimi nr 17 pluhuroset.

Olta Xhaçka

Në hetim nga SPAK. Tendera ushtrie. Bazat detare në Sarandë e Shëngjin, qokat për Tony Blair, dosja 41 e Ministrisë së Jashtme, e rrugës marrëveshja e detit. Sigurisht çifti investitor strategjik në hetim për se si dhe ku dhe me çfarë..

Olsi Rama

OSBE në shtator 2015 “rrodhi” një raport ku thuhej se Edi Rama kishte 200 milionë euro pasuri që menaxhoheshin nga i vëllai Olsi në USA dhe ofshore. Pastaj call centerat 2, 4 miliardë ku ai përfshihet. Pastaj ndërtime. Tendera…

Metamorfoza

Drogë, vrasje, ministra, deputetë, bashkiakë, funksionarë drejtësie, prokurorë, gjyqtarë, oficerë policie, biznesmenë, medie. Kapitulli i fundit fundosës. Po Rama ku kltu?! Mbase..

Edi Rama

Charles McGonigal korruptim i FBI. Koncensione. Resorte. Pallate. Porti Durrësit. Butrinti. Teatri Kombëtar. Refugjatët afrikanë, afganë, iranianë, Investimet strategike. Hijet e punëve me rusë, kinezë. Ca kazino e biznese zbuluar për Prokurorinë këto muaj në USA thellësisht dyshohen se kanë përzierje Ramësh…e mjaft shumë çudira…

Opozita

Ajo ka të akuzuarit e saj. Janë aty. Do përballen. Ndërkombëtarët kanë interesat e tyre. Mos kërkoni gjë prej tyre. Të dashur vrasës një ditë do të jetë e juaja. Por jo për të shpëtuar…Do vriteni nga një drejtësi tjetër, qoftë dhe ajo që lindi nga përdhunimi juaj…

Zjarr Tv Ad