Rrjedhje të dhënash ka nga aplikacioni WhatsApp që përdoret nga miliona qytetarë në të gjithë botën.
“Securityaffairs” shkruan se të dhënat e 500 milionë përdoruese janë nxjerrë në shitje, ku mes tyre 506 mijë janë të dhënat e përdoruesve shqiptarë.
Të dhënat supozohet se përmbajnë të dhëna të përdoruesve të WhatsApp nga 84 vende. Një pjesë te madhe e numrave të telefonit u takon qytetarëve të Egjiptit (45 milionë), Italisë (35 milionë), Arabisë Saudite (29 milionë), Francës (20 milionë) dhe Turqisë (20 milionë).
Nga WhatApp kanë rrjedhur emri i përdoruesit si dhe numëri i telefonit dhe këto të dhëna shiten në “darkweb” për disa mijëra euro.
Shpesh kompania “Meta” është kritikuar për lejimin e palëve të treta të fshijnë ose mbledhin të dhënat e përdoruesve, nga dyshohet se më pas rrjedhin edhe të dhënat e përdorues. Ende kompania “Meta” nuk ka bërë një reagim në lidhje me rrjedhjen e të dhënave.