“Të dh*erë, por krenarë”- Artan Fuga: Politika si lojë shahu! Audiencat ikin në drejtime të paditura! Tre vjet të zhytur në…

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Profesori dhe akademiku i njohur, Artan Fuga ka bërë një analizë të situatës politike, referuar edhe vendimit të gjykatës sa i takon vulës së PD. Për profesor Fugën, politika jonë është si një lojë shahu. Gjithçka që ndodh sot me politikën shqiptare Fuga e lidh me një lojë të vërtetë shahu.

Komenti i Artan Fugës

Politika si lojë shahu

Unë të rrezikoj Mbretin me shah – mat duke e bllokuar në një cep të fushës. (Non grata kundër z. Berisha).

Ashtu? Unë të ha Mbretëreshën ! (Sulmi ndaj z. Basha dhe dorëheqja e tij)

Dakord, atëhere unë nxjerr ushtarin Mbretëreshë (Dalja e z. Alibeaj në plan të parë)

Hmmmm, ti bën ushtarin Mbretëreshë, unë të ha Torrën (përfitoj nga rënia e z. Mc Gonigal) që mbronte Mbretin tënd (zotin Rama)!

Dakord, por unë përdor rrokadën Mbret – Torre (kthej vendimin që njihte Foltoren si legjitime, duke bërë që në apel të njihet Partia e Mosqënë Demokratike e zotit Basha)

E kuptova lëvizjen tënde, por unë shkoj drejt ceitnotit -mungesës së kohës – dhe e shpall ndeshjen të azhornuar (e shtyrë drejt Gjykatës Evropiane – pra drejt asgjësë).

Po këta ushtarët e tjerë që lëvizin kot në fushën e lojës! E mo lëri ata, janë thjesht figurantë!

Ndërkohë audiencat ikin në drejtime të paditura dhe nuk kanë më interes për lojën, tërmete bien, sallës i ka ikur tarraca, fryjnë erëra nga dritaret e thyera, ngrohje nuk ka, të papunët luajnë bilardo në kafene të ndyra…

Tre vjet të zhytur në tërmet, kovid, krizë politike, varfëri ekonomike, korrupsion, vetmi si shtet, braktisje…

të dhjerë, por krenarë!

Zjarr Tv Ad