‘Të dua ty, po të duash partinë’

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Nga Agim Xhafka

Fjalët e mësipërme i takojnë dëshmorit komunist Gjikë Kuqali. Ai kështu iu drejtua të fejuarës. Pra, do e dashuronte atë, nëse ajo do të donte partinë e tij, të Gjikës pra. Ndryshe nënkuptohej që do e braktiste vajzën e shkretë.

Në propagandën komuniste ky slogan ngjiti kaq fort sa partia për dhjetëra vite doli para dashurisë,para prindërve,para gjithçkaje. U perceptua si diell, si vetë jeta, si bërthamë atomike që shpërthen energji pa kufi.

E sjell ndër mend këtë klishe tashmë të kalbur dhe qesharake sa herë në tv dalin e flasin Preç Zogaj, Mark Marku, Gjekmarku apo Alibeaj. Ata në unison recitojnë saktë Gjikën. Po tashmë nuk u drejtohen “të fejuarave” të tyre, por direkt Berishës. I thonë: ‘Të duam ty, por nëse të do Amerika’. Nëse ajo nuk të do, as ne nuk të duam, nënkuptohet. Qesharakë dhe inferiorë. Servilë e dallkaukë. Pse? Se ndërsa Berisha kërkon prova që çuan te dënimi i tij aradha e analistëve mendjemykur reciton refrenin. Si Gjika që do partinë mbi dashurinë.

Një intelektual, nëse e meriton këtë gradë, duhej me kohë të rreshtohej në krah të Berishës. Jo si lider historik e partiak, po si shqiptar që i janë prekur dinjiteti e familja. Te ngulmimi i Berishës duhej të shtoheshin zërat e intelektualëve tanë. T’i thoshin administratës soroiste, ose nxirr prova, ose kërkoi falje shqiptarit Berisha.

Kështu reagon qytetari i angazhuar në të drejtat e njeriut. Ndaj atë që nuk bëri Preçi, Marku, Gjekmarku e analizatorët e ekraneve, e bëri një masë e madhe shqiptarësh të thjeshtë. Që e duan Amerikën, por më shumë duan të vërtetën. Më 6 mars, dashnorët e ambasadës populli i zhveshi siç janë: komunistë të thekur të partisë soroiste.

Gjika nuk jeton më. Po thënia e tij: “Të dua ty, po të duash partinë” është rrëmbyer si flamur nga ca dallkaukë që tani e këndojnë pa turp: “Unë të dua ty, po të duash ambasadën!”

Zjarr Tv Ad