“Të gjithë duan të vijnë në Shqipëri të dalin në pension!”/ Sejamini: Po hidhen qindra mijëra euro reklama për Portin e Durrësit!

0
1197
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Neritan Sejamini thotë se ka nisur një fushatë marketingu agresive për reklamimin e pallateve që do të ndërtohen në vend të Portit të Durrësit.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Sejamini tha se reklamat në media do të vijojnë dhe se pritet që Shqipëria të paraqitet si një vend ku të gjithë duan të shkojnë të jetojnë dhe të dalin në pension.

“Një pjesë e kësaj që po shohim është reklamë dhe marketing. Ka një strategji të krijohet ideja, që të gjithë duan të shkojnë aty.

Ka filluar një fushatë tjetër, më intensive, do të ketë gjithnjë e më shumë shqiptarë, që kanë qenë diku dhe kanë parë e takuar, njerëz që duan të vijnë këtu të jetojnë… NY Times do të bëjë së shpejti një artikull, se si amerikanët duan të vijnë në Shqipëri dhe të dalin në pension. E gjtihë kjo fushatë, është për të treguar se të gjithë duan të vijnë të jetojnë këtu dhe të dalin në pension.

Do të krijohet ideja që këto 12 mijë apartamente janë pak. Kjo është fushat marketingu dhe po harxhohen qindra mijëra euro. Në mos gaboj, ka qenë 60 milionë euro vetëm marketing. Këto do ti shohim të hedhura në media përmes artikujve dhe lajmeve.

Sot kryeministri ka bërë një shfaqje publike duke e ulur vlerën e portit të ri të mallrave në 400 milionë euro.

Kryeministri me zgjuarsi ka thënë se nuk do të kushtojë 2 miliardë euro, por 400 milionë euro. Porti i jahteve bën 2 miliarde euro, ndërksa ky porti tjetër do të kushtojë 400 milionë. Besoj se kjo është shifër e pavërtetë, me qëllimin për të thënë që nuk do të humbim gjë. Një studim fizibiliteti që është bërë ka dalë që do të jetë diku te 2 miliarde euro”, deklaroi Sejamini.

Zjarr Tv Ad