Të rinjtë ikin nga Dibra/ Shkak mungesa e punës, pagat e ulëta dhe jeta e vështirë

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shumë fshatra të Dibrës po braktisen me ritme të shpejta nga të rinjtë. Një prej tyre është fshati Grezhdan i Peshkopisë. Aty shikon vetëm të moshuar që mundohen të mbijetojnë dhe të bëjnë gjithçka vetë.

Dikur ky fshat kishte 1000 banorë ndërsa sot janë më pak se 200, ndërsa të rinjtë numërohen me gishtat e duarve dhe ata që kanë mbetur duan të ikin. Edhe më të miturit synim të vetëm kanë emigrimin. Ata presin vetëm që të rriten.

Dibra bashkë me Kukësin janë zonat ku varfëria është më e madhe. Të ardhurat janë më të vogla.

Të rinjve çdo lloj pune nuk u jep shpresë për shkak se paguhen shumë pak, kjo është një prapambetje që bën me faj të gjitha qeveritë që kanë drejtuar këtë vend dhe kanë përdorur votën e dibranëve për pushtet.

Në Dibër është e vështirë të shkollohesh, të mjekohesh dhe të ndërtosh një jetë të re. kjo është arsyeja kryesore që të rinjtë e Dibrës ikin duke rrezikuar edhe jetën me gomonet që kalojnë kanalin e La Manshit për në Angli./Marrë nga Top Channel

Zjarr Tv Ad