‘Të shporrim mashtruesin ordiner’ Braimllari: Pinoku i bashkisë kalon nga asfalti te zhavorri elektoral

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një postim në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari është shprehur se Pinoku i bashkisë (Erion Veliaj) ka kaluar nga asfalti në zhavorrin elektoral.

Braimllari ka publikuar disa foto të cilat janë të një rruge në zonën e Pezës por që i ka marrë nga deputeti socialis, Toni Gogu.

Braimllari shkruan se deputeti socialist për të treguar se bashkia e Veliajt është kujtuar për fshatin i ka bërë vetes autogol, pasi ka treguar edhe gjendjen shumë të rëndë në të cilën jeton fshati sot në Tiranë.

Jo vetëm kaq shton në postimin e tij nënkryetari i Partisë së Lirisë por ai ka treguar  se tashmë në prag të zgjedhjeve bashkia e Erion Veliajt kërkon të mashtrojë sërish qytetarët, duke i mbushur gropat me zhavorr.

Kjo sipas Braimllarit është një skandal që të mendosh të shtrosh rrugët ende me zhavorr por edhje në tallje me inteligjencën e të gjithë banorëve që jetojnë në zonat rurale.

Braimllari e mbyll postimin e tij duke u bërë thirrje të gjithëve për ta shporrur një ditë e më parë këtë mashtrues ordiner.

Postimi i plotë i Endrit Braimllarit:

Pinoku i bashkisë kalon nga asfalti te zhavorri elektoral

Çdo gjë në funksion të zgjedhjeve.

Pasi e la fshatin për 8 vite në harresë, kryetari në ikje i Bashkisë së Tiranës është kujtuar se gati gjysma e popullsisë së bashkisë që jeton në zonat rurale përballet me kushtet e mbijetesës.

Fotot e mëposhtme janë të një rruge në zonën e Pezës dhe janë publikuar nga deputeti socialist Toni Gogu.

Në fakt deputeti socialist, për të treguar se bashkia e Veliajt është kujtuar për fshatin, ka bërë një autogol, pasi ka treguar edhe gjendjen shumë të rëndë në të cilën jeton fshati sot në Tiranë.

Jo vetëm kaq, por ai ka treguar se tashmë në prag të zgjedhjeve bashkia e Erion Veliajt kërkon që të mashtrojë sërish qytetarët duke i mbushur gropat me zhavorr.

Kjo jo vetëm që është një skandal që të mendosh të shtrosh ende rrugët me zhavorr, por edhe një tallje me inteligjencën e të gjithë atyre banorëve që jetojnë në zonat rurale.

Ndaj koha e mashtrimeve ka marrë fund, tashmë është koha e llogaridhënies.

Të gjithë bashkë për ta shporrur një ditë e më parë këtë mashtrues ordiner.

Zjarr Tv Ad