Një 51-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri në lagjen “Tom Kola” në Shkodër.
Viktima i identifikuar si Petrit Vuksani është gjetur i vrarë në banesë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ende nuk dihen arsyet e krimit.
Vrasja ndodhi rreth orës 12:15
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 12:15, në lagjen “Tom Kola”, në rrethana ende të paqarta, në banesë, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. V., 51 vjeç.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohet kontroll në zonë për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për sigurimin e çdo prove, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.