‘Të shtunën futen dy banorë të rinj, Beqaj dhe Tigri!’/Ironia e fortë pas arrestimit të banorit në Big Brother

0
189
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka bërë bujë menjëherë lajmi se Liam Osmani u arrestua brenda Big Brother VIP3, pasi ishte i dënuar ne 2 vite e gjashtë muaj burg për “mashtrim”.

Menjëherë pas arrestimit në rrjetet sociale ka nisur ironia, por edhe “meme-t”, për këtë ngjarje të pazakontë. Pasi nga natyra e emisioni supozohet se konkurrentët që bëhen pjesë e këtij “realityshow”, kalojnë nëpërmjet disa filtrave.

Në lidhje me këtë një ironi të fortë ka bërë edhe gazetari Edi Oga, i cili shkuan se të shtunën do të futet Ilir Begaj dhe Arben Ahmetaj.

Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është nën masën “detyrim paraqitje” për aferën e sterilizimit, ndërsa ish-ministri Arben Ahmetaj ndodhet në arrati, pasi është në kërkim ndërkombëtar për aferën e inceneratorit.

“Të shtunën futen dy banorë të rinj, Beqaj dhe Tigri!”, shkruan Oga.

Kujtojmë që pak më parë policia njoftoi se Strukturat e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin janë futur në BBV3 dhe kanë ndaluar Liam Osmanin, i cili mbrëmë u bë pjesë e këtij realityshoë.

Policia njofton se Prokuroria e Tiranës, më datë 09.05.2022, ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 23.02.2022, për dënimin e këtij shtetasi me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”.

Liam Osmani në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.

Zjarr Tv Ad