Tedi Blushi publikon foton nga Tirana: Shikoni shpërthimin e “gjelbërimit” të betonit nga viti 2016 në 2022-shin

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shpërndarë në rrjetin social facebook, dy foto në periudha të ndryshme, por në të njëjtin vend të Tiranës, shumë pranë parkut të liqenit dhe me një diferencë prej 6 vitesh, ku shihet ndjeshëm tkurrja e gjelbërimit.

Në mbishkrimin e fotos Blshi thekson se pylli orbital i betonit është krimi më i madh që kryeministri Rama dhe Erion Veliaj i kanë bërë Tiranës.

“Shpërthimi i “gjelbërimit” të betonit tek ish-Sheratoni nga viti 2016, në vitin 2022!”, shkruan mes të tjerash Blushi.

POSTIMI I PLOTË:

Pylli orbital i betonit është krimi më i madh që Edi Rama dhe Erion Veliaj i kanë bërë Tiranës.

Askush, madje as Belinda, nuk mund të fshihet dot pas dokrrave me mistere për ata që dhanë leje për këto monstra betonarmeje.

Shpërthimi i “gjelbërimit” të betonit tek ish-Sheratoni nga viti 2016, në vitin 2022!

Zjarr Tv Ad