Tension te ‘Bregu i Lumit’, Policia largon me forcë banorët

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia ka zbarkuar sot te ‘Bregu i Lumit’ teksa ka larguar me forcë banorët e shtëpive, të cilat janë parashikuar për t’u prishur në kuadër të projektit të ‘Bulevardit të Ri’.

Forcat e policisë kanë ndërhyrë me forcë duke larguar banorët. Sipas banorëve, policia iu ka mbledhur telefonat me qëllim që ata të mos filmojnë aksionin për prishjen e tyre.

Aksioni i prishjes ka nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku janë raportuar edhe konfrontime fizike.

Në aksionin e ditëve më parë, Policia përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë banorët, të cilët kërkuan me ngulm dëmshpërblim financiar para se të rrënohen banesat e tyre. Partia Demokratike ka dënuar me ashpërsi ndërhyrjen dhe dhunën e Policisë ndaj banorëve, ndërsa veprimet e tyre i ka cilësuar të papranueshme  dhe njëherësh kriminale.

Ggjurma e “Bulevardit të Ri” parashikon të prishë gjithsej 38 shtëpi, ndërsa një javë më parë janë shembur shtatë të tilla. Edhe sot në aksionin e IMT-së janë parashikuar të hidhen në tokë 7 banesa, ndërkohë mediat dhe gazetarët nuk lejohen  të afrohen për të filmuar prishejn e tyre.

Zjarr Tv Ad