Tensionet mes demokratëve edhe në grupet e komunikimit/ Deputetëve u hiqet e drejta për të shkruar mesazhe! Ja si “hakmerret” Lulzim Basha ndaj Gazment Bardhit

0
95
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tensionet mes demokratëve përveçse në Parlament kanë ndodhur edhe në rrjetet sociale apo në grupet e komunikimit.

Kështu një akt sa i parëndësishëm aq edhe i panevojshëm ka ndodhur sot me Grupin Parlamentar të PD.

Lulzim Basha duket se ka urdhëruar sekretarin Endri Hasa që të fshijë mesazhin e Gazment Bardhit, që njoftonte deputetët në grupin e ëhatsapp të Grupit Parlamentar për mbledhjen e radhës të grupit, të martën në orën 12.00.

Endri Hasa, jo vetëm ka fshirë mesazhin, por dhe i ka hequr të drejtën deputetëve të shkruajnë mesazhe dhe të komunikojnë mes tyre në grupin e përbashkët të ëhatsapp.

Ky veprim vetëm sa ka nxitur deputetët e tjerë të largohen më pas nga ky grup, duke refuzuar këtë metodë veprimi në grupin parlamentar. Deputetët të kontaktuar nga gazetari Osman Stafa e kanë konsideruar këtë një veprim qesharak dhe pa asnjë efekt, sa kohë ato mund të krijojnë sa grupe të duan për të komunikuar me njëri tjetrin.

Zjarr Tv Ad