Tensionet në veri/ Borrell: Aktet e dhunës ndaj KFOR-it, gazetarëve e policisë, të papranueshme! Kosova të ndalë përshkallëzimin e situatës

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell ka reaguar për situatën në veri të Kosovës, duke i kërkuar Kosovës që të shtensionojë menjëherë situatën.

Pasi BE dënoi ashpër dhunën në Zvecan, ku u përplasën protestuesit serbë me forcat e KFOR, edhe Borrell ndan të njëjtin shqetëësim, duke shkruar se aktet e dhunës ndaj trupave të KFOR-it, medieve, civilëve dhe policisë janë të papranueshme.

“Aktet e dhunshme, të kryera ndaj trupave të KFOR-it, mediave, civilëve dhe policisë janë absolutisht të papranueshme.BE-ja u kërkon autoriteteve të Kosovës dhe protestuesve që menjëherë dhe pa kushte të ndalin përshkallëzimin situatën.

Ne presim që palët të veprojnë me përgjegjësi dhe të gjejnë menjëherë një zgjidhje politike përmes dialogut”, ka shkruar Borrell në Twitter.

Që prej ditës së premte situata në veriun e Kosovës vijon të jetë e tensionuar. Serbët nuk lejojnë marrjen e pushtetit lokal nga shqiptarët në katër komunat, ndërsa janë përleshur me Policinë. Ditën e djeshme 53 qytetarë janë lënduar nga protesta e zhvilluar në veri të Kosovës.

Zjarr Tv Ad