Tensionet në veri të Kosovës/ Spahiu: Çfarë i kërkova Hashim Thaçit një javë para se të arrestohej

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreshnik Spahiu është shprehur se një javë para se të arrestohej ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka kërkuar të dorëhiqet. Teksa komentoi tensionet në veri të Kosovës dhe kritikoi kryeministrin Albin Kurti, ai u shpreh se ka qenë pro Lëvizjes Vetëvendosjes.

“Çfarë do bëntë Albin Kurti nëse do ishte në opozitë?

Sot do ishte tym e flakë parlamenti i Kosovës. Ne duhet të gjykojmë ftohtë dhe me profesionalizëm në çdo hap. Ndryshe gjykojnë për kryeministrin, ndryshe për kryetarin e opozitës.

Dhe unë e them ëkët sepse kam një të drejtë morale ta them. Një javë para se të arrestohet Hashin Thaçi i kam thënë jep dorëheqjen se do arrestohesh. E them këtë sepse kam qenë kundër partisë së kundërshtarëve të Albin Kurtit dhe pro Lëvizjes Vetëvendosje.”, tha Kreshnik Spahiu në “Now”.

Zjarr Tv Ad