Analisti Armand Shkullaku ka analizuar situatën politike në vend, duke thënë se jemi përballë një regjimi. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Shkullaku ka thënë se kryeministri Edi Rama ka arritur në pikën që e bezdis llogaridhënia pasi largimi nga pushteti as nuk i shkon nëpër mend.
“Ne kemi disa veprime të qarta. Në 4-vjeçarin e fundit kemi parë një fenomen. Kemi një kryeministër që thotë do iki në Parlament kur të dojë qejfi mua. Ata janë përfaqësues të 50 % të popullit. Ai nuk shkon atje se jam unë, është i detyruar se parlamenti është sovrani duhet të japë llogari si i ka shpenzuar lekët e shqiptarëve. Kemi arritur në pikën që e bezdis llogaridhënia, faktin që të mos jetë në pushtet nuk e mendon.
Ç’është kjo opozitë që janë kopsht zoologjik. Ligji elektoral këtu gjithmonë është bërë me konsensus, ai e bëri pa konsensus. E goditi opozitën me ligj, thotë nuk shkoj në Komision, nuk më do qejfi, nuk i quaj fare këta. Llogari diku tjetër s’ka ku jep ose para parlamentit ose para qytetarit. Nuk kemi të bëjmë thjesht me datën 3. Ne kemi një vijueshmëri të qartë, që Rama nuk do në këtë vend që të ketë opozitë dhe kritikë të pushtetit të tij. Edhe këto sulltanatet nuk janë kaq rëndë, mundohen të japin ndonjë argument”, është shprehur Rama.
Sipas tij, jemi në një regjim ku opozita po synohet të mos hyjë në zgjedhje.
“Në këtë situatë, a duhet të fillojmë të numërojmë dhe një herë ça po bën Rama, që opozita është e bashkuar, apo duhen thënë gjërat troç. Jemi përballë një regjimi. Të flasësh për tema, e drejta e deputetëve, këto duken pa lidhje. Jemi regjim ku opozita po synohet të mos hyjë në zgjedhje. Rama po cakton dhe opozitën, thotë nuk dua këta dua euroatlantikët.
Nuk mund të eksperimentojë diçka që s’e kanë bërë vendet e tjera. Të rrëzojmë një regjim me vota”, ka thënë më tej ai.