Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia në Portin e durrësit pasi ka tentuar të kalojë kufirin me dokumenta false.
Shtetasi S.K akuzohet për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
Njoftimi i policisë:
“Shërbimet e PKK Port Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar të DVP Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, shtetasin S. K., 35 vjeç, banues në Xhavzotaj, Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, gjatë tentativës për të kaluar kufirin me dokumente të falsifikuara.