Tepelenë, rikthehen maskat/ Një bankë e nivelit të dytë bie pre e grabitjes

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një tjetër grabitje banke ka ndodhur në orët e para të mesditës së sotme në Tepelenë.

Mësohet se autori i grabitjes ishte person i vetëm.

Nën kërcënimin e armës ky shtetas grabiti paratë e xhiros ditore që ndodheshin në arkë.

Paraprakisht bëhet fjalë për një djalë i cili ishte maskuar me kapuç, ku kishte evituar patrullën e policisë para se të kryente vjedhjen.

Punonjësit e bankës kanë mbetur të tronditur dhe nuk dhanë asnjë sinjal për të lajmëruar në kohë policinë. Autori ka mundur të grabisë vetëm xhiron ditore nga arka por nuk dihet ende shuma e marrë.

Uniformat blu të Tepelenës kanë ngritur postblloqe përgjatë akseve Tepelenë-Kakavijë dhe Tepelenë-Tiranë, si dhe në drejtim të fshatit Salari nga mendohet se mund të ketë shkuar grabitësi.

Zjarr Tv Ad