Tetë muaj protesta, por banorët e Bërxullës votuan masivisht PS! Ankohen për Ramën e Ballukun: Nuk vijnë të ballafaqohen, të dalin me vendim për pronat tona

0
281
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prej tetë muajsh banorët e Bërxullës protestojnë pranë pronave të tyre kundër projektit të rrugës ThumanëKashar të qeverisë, por në 14 maj “harruan” shpejt përballjen me qeverinë që po ua grabit pronat kundrejt një dëmshpërblimi qesharak.

U bënë disa të diela rresht prej muajsh që ata bllokojnë rrugën drejt Rinasit, duke kërkuar informacion nga qeveria për projektin, dëmshpërblimin që do të përfitojnë si dhe pajisjen me dokumente për pronat e tyre. Në mesin e protestës së tyre, fati e desh që ata që shprehnin vullnetin përmes votës, për të ndëshkuar ata që i kishin nxjerrë në rrugë që prej tetorit të vitit të kaluar. Siç rezulton edhe nga shifrat zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në 14 maj banorët e Bërxulës kanë votuar në 12 qendra votimi dhe rezultati ka qenë i thellë në favor të Partisë Socialiste. Kandidati i PS-së, Blerim Shera, ka marrë 2266 vota (61.11%), ndërsa kandidati i BF-së Indrit Hoxha ka marrë 1442 vota (38.89%).

“JEMI TE PAMBROJTUR”

Ata thonë se kanë kërkuar ballafaqim me Kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje prej tyre.

“Ne jemi të pambrojtur. Shteti nuk na jep zgjidhje. I bëj thirrje Kryeministrit dhe ministres së Infrastrukturës. I kemi kërkuar dialog disa herë, nuk kanë pranuar të vijnë të diskutojmë. I bëj thirrje të vijnë të prezantojnë planin për këta banorë, pronat dhe banesat tona.

Kemi pasur komunikim me Kadastrën, por nuk na ka dhënë zgjidhje të plotë. Pasi tha se ishin bllokuar veprimet për shkak të fushatës. Duhet të jenë zhbllokuar tani se fushata mbaroi, zgjedhjet u kryen dhe ata duhet të fillojnë me certifikimin e pronave dhe banesave. Duhet të na jepet zgjidhje siç e parashikon ligji. Pronat të dëmshpërblehen me vlerën e tregut. Duke parë pasojat që na dha tërmeti. I bëj thirrje shtetit të vendosë çmim të drejtë dhe të saktë për të gjitha banesat sepse nesër njerëzit do ngelen në qiell të hapur. Të mblidhen këshillat bashkiakë, MiE dhe të vendosë mbi trojet ku do ndërtohen këto banesa që i prek ky segment rruge. Duhet të dalin me vendim mbi trojet dhe banesat që preken nga ky vendim”, deklaruan ata.

Zjarr Tv Ad