Thirrja e Ballës për dënimin e deputetëve PD-së/Reagon Partia Demokrati

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur thirrjes që Ministri i Brendshëm Taulant Balla kishte për organet e drejtësisë në lidhje me hetimin e deputetëve që ndezën zjarr gjatë seancës së Kuvendit.

Në reagimin e tij, Bardhi shprehet se në fakt ata që duhet të hetohen janë ata që “e kanë shndërruar prej kohësh sallën e seancave plenare në një skenë krimi.”

Duke iu referuar kontratave koncesionare, për të cilat opozita kërkon prej kohësh tashmë ngritjen e tetë komisioneve hetimore, Bardhi thotë se këto janë “skena krimi që kanë nevojë të hetohen nga drejtësia, jo karriget e opozitës në foltoren e Kuvendit.”

Reagim i kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi:

Edi Rama dhe Taulant Balla i kanë vënë zjarrin Shqipërisë prej 10 vitesh dhe e kanë shndërruar prej kohësh sallën e seancave plenare në një skenë krimi, ku kalohen ligje korruptive për të favorizuar përfaqësues të krimit të organizuar apo ortakët e tyre në biznes.

Vetëm me kontratën e koncesionit të sterilizimit gjykata dhe prokuroria e posaçme kanë konstatur se kanë vjedhur plot 60 milion euro. Vetëm me zgjatjen e afatit të ligjit për investimet strategjike i siguruat më shumë para një përfaqësuesi të krimit të organizuar në Shkodër që sot është në burg se ka udhëruar vrasje. Vetëm me ndryshimet e ligjit të koncesioneve i hapën rrugë vjedhjes së milona eruove me kontratat e inceneratorëve sipas interesit të Klodian Zotës dhe Mirel Mërtirit. Këto janë skena krimi që kanë nevojë të hetohen nga drejtësia, jo karriget e opozitës në foltoren e Kuvendit.

Boll u fshehet pas Gardës dhe boll u ankuat për protestën e opozitës në Parlament që shpreh mospajtimin me këto çështje. Interesi i qytetarëve e kërkon që aferat korruptive të Qeverisë Rama-Balla të hetohen, nga Parlamenti dhe nga drejtësia. Përmes mohimit të hetimit parlamentare, ju po kërkoni të shpëtoni nga transparenca dhe llogaridhënia, me besimin se do shpëtoni edhe nga drejtësia!

Parlamenti nuk mund të jetë skenë krimi permanente ku ju miratoni ligje me porosi dhe më pas nuk lejoni opozitën të ushtrojë të drejtën e saj të kontrollit parlamentar mbi zbatimin e këtyre ligjeve. Kthimi në normalitet i Parlamentit kalon përmes respektimit të Kushtetutës. Në të kundërt, ju do ta vazhdoni ta trajtoni Kuvendin si sallë ku votoni për të pasuruar veten dhe varfëruar shqiptarët.

Më herët, duke iu referuar trazirave gjatë seancës plenare të të hënës së 4 Dhjetorit, ku deputetët e opozitës ndezën tymuese edhe letra duke shkaktuar kështu zjarr në sallë, ministri i Brendshëm, Taulant Balla kërkoi nga drejtësia që të kërkohet respektimi i ligjit edhe nga deputetët.

Akti në fjalë, thotë ministri i Brendshëm sipas Kodit Penal, lidhur me veprat penale të shkatërrimit të pronës me dashje dënohet deri në pesë vite burg.

Balla thotë se ligji zbatohet njëjtë për të gjithë “dhe deputeti nuk mund t’i shmanget kurrsesi.”

Zjarr Tv Ad