Thirrja e Belind Këlliçit: Dilni e votoni masivisht, sot është dita e ndryshimit

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, dha një mesazh për mediat pasi votoi.

Ai u bëri thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive, duke theksuar se sot është dita e ndryshimit.

“Sapo kreva detyrën si qytetar, votova.

Ftoj të gjithë qytetarët e Tiranës të shkojnë në qendrat e votimit për të kryer detyrën e tyre si qytetarë.

Ftoj të rinjtë, ata mijëra e mijëra qytetarë që kam takuar dhe kemi folur për ndryshiin.

Sot është dita e madhe. Sot është 14 maji që kemi pritur aq shumë të gjithë.

Kam një apel sidomos për të rinjtë, për naçut e Tiranës, për të gjithë vajzat, djemtë që kanë një moment kur mendojnë se mund të ikin nga vendi. U them hajdeni votoni që të ndryshojmë qytetin.

Për të gjithë ato shpresa që janë shuar në këto tetë vite, dilni dhe votoni. Mos harroni, askush nuk u kontrollon votën.

Ftoj të gjithë qytetarët të votojnë me ndërgjegje të pastër, të votojnë për të ardhmen e tyre.

Dilni e votoni masivisht, sot është dita e ndryshimit. Dilni dhe votoni!” tha Këlliçi.

Zjarr Tv Ad