“Ti kap gratë e botës me zor”, sekretari i OMONIA-s përplaset me avokatin Idajet Beqiri

0
431
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i organizatës së minoritetit grek në Shqipëri “OMONIA”, Marin Suli, është përfshirë në një debat të ashpër me avokatin Idajet Beqiri. Ndërsa ishin për të folur mbi zgjedhjet në Himarë që do të mbahen të dielën e 4 gushtit, debati midis tyre ka degraduar duke kaluar në sulme personale.

Sekretari i OMONIA-s, Suli iu drejtua avokatit duke i thënë se ai kapte gratë e botës me zor, gjë që u kthye me të qeshur nga avokati Beqiri duke iu kundërpërgjigjur me një gjuhë ekzaltuese se kështu veprojnë burrat.

“Kap gratë e botës me zor”,- tha Suli.

“Po burra jemi ne s’jemi gra si puna jote”,- u shpreh avokati Idajet Beqiri.

Megjithatë, ato vazhduan sërish më tej duke u kthyer për pak momente tek rezultati final i zgjedhjeve, por pa u larguar shumë nga sulmet personale.

Sekretari Suli vijoi duke i thënë Beqirit se në këtë vapë të madhe e ka të nevojshme që të shtojë dozën e ilaçeve, ndërsa avokati ia ktheu se deti i Himarës i kishte kthjelluar mendimet.

“Në këtë vapë të madhe zoti Beqiri duhet t’i pijë ilaçet 3 herë në ditë se e ka zënë”,- vijoiSuli.

“Sot u ktheva nga Himara tek deti i bukur i kthjellët e freskova kokën mirë”,- përfundoi avokati Beqiri gjatë debatit në Top News.

Zjarr Tv Ad