‘T’ia kthejmë institucionin qytetarëve’/ Dritan Cani prezanton kandidaturën në primare për Bashkinë Belsh

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dritan Cani është kandidati në primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë e Belshit. Në fjalën e tij nga selia blu, Cani theksoi se Bashkia Belsh është transformuar në pronë private dhe ky është shanci t’ia kthejmë institucionin qytetarëve!

Cani: Përshëndetje!

Unë jam Dritan Flamur Cani.

Jam sot para jush për të shpallur kandidaturën time, në primaret për Kryetar Bashkie Belsh.

Kam përfunduar në Itali, shkollën profesionale për “Hoteleri-Turizëm dhe arsimin e lartë në shkencat sociale.

Aktualisht drejtoj degën e Partisë Demokratike Belsh dhe jam një sipërmarrës në biznes privat.

Kam dhënë kontributin tim politik, aktiv, në çdo fushatë elektorale nga viti 2013, që kur jam kthyer nga jashtë.

Kam vendosur të kandidoj për Belshin, duke marë përgjegjësinë, e duke e parë politikën, jo si një mjet për të përfituar, por si një mundësi për të ndryshuar realitetin.

Belshi, kjo zonë e njerëzve punëtorë dhe të ndershëm po shpopullohet.

Ndaj është detyra jonë, që këtë zonë me një pozitë gjeografike të mrekullueshme, t’a mbështesim me projekte të prekshme për turizmin dhe bujqësinë.

Me arrogancë, Bashkia Belsh është transformuar në pronë private.

T’ia kthejmë institucionin qytetarëve!

Unë kam një projekt për t’a fituar Bashkinë Belsh.

Ne do t’a fitojmë Belshin.

Zjarr Tv Ad