Tirana që duam, do fitohet nga zemra dhe shpirti i banorëve të vet!

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Anta Muçaku

Është 35 vjeç, i arsimuar në SHBA dhe një kampion tenisi. Është një pasardhës i Qazim Mulletit nga nëna e tij ndërsa stërgjyshin para 100 vitesh e ka pasur deputet të Tiranës e Durrësit në parlamentin e 1921. Pak kush e di që ai ka qenë “Ledio” i parë pas pultit në emisionin “Klani i Natës” së Arian Çanit e shumëkush e di dhe ai vetë ndihet krenar që ka zgjedhur për bashkëudhëtare jete Annën, vajzën që dashuron librat.

Për marrëdhënien me të flet për herë të parë, edhe pse, jeta e tij tani që kërkon të sfidojë Erion Veliajn për Bashkinë e Tiranës do të kalojë në një “skaner” publik të paimagjinuar më parë. Anna, vajza e Ledi Shamkut dhe Artan Shkrelit, nuk mbetet më një “histori e mbyllur”.

Bashkia e Tiranës është kali i betejës në këto zgjedhje. Kryeqyteti është trendi lëvizës ose jo i një politike që në vendin tonë, duket se e ka të vështirë të ndryshojë e qarkullojë figura të reja. Belind Këlliçi është një prej këtyre figurave. Ai është miku i të gjithëve… Një i ri model, i papërtuar dhe i kudogjendur. Nuk është njeri i zyrave, i kostumeve, prapaskenave e planeve të thurura me kujdes.

Këto ditë e ndesh duke takuar njerëz, edhe pse fushata nuk ka nisur ende zyrtarisht. Është i bindur se vetëm duke folur me gjithsecilin mund të tejkalojë çdo pengesë e ndasi brenda demokratëve dhe të mundë Erion Veliajn. Gjasat janë që ai të dalë fitues i primareve dhe të përballet me Erion Veliajn për Tiranën.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e pesëmbëdhjetë të Revistës Newsbomb.al, e cila ka dalë në treg prej datës 20 Nëntor dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes…

Zjarr Tv Ad