Skuadra e Tiranës ka patur një strategji të qartë për sa i përket largimit të futbollistëve të rëndësishëm të skuadrës.
Vetë presidenti Halili ka deklaruar se nuk do ti pengoj futbollistët të largohen për të luajtur në ekipe të tjera. Por klubet që duan shërbimet e tyre duhet të përmbushin kërkesat ekonomike të bardhebluve. Ennur Totre një nga titullarët e padiskutueshëm të skuadrës që u shpall kampione sezonin e kaluar duket se nuk do të jetë më pjesë e kryeqytetasve.
25 vjecari do të nis një aventurë të re në Ukrainë me skuadrën e Vorskla Poltava. Skuadra në fjalë do të derdh në arkat e bardhebluve 250 mijë euro plus bonuse të tjera të cilat do të jenë në varësi të arritjeve individuale apo edhe ekipore.
Ndërkohë futbollisti do të firmosë një kontratë 3-vjecare me skuadrën ukrainase, nga e cila do të përfitojë një rrogë prej rreth 200 mijë eurosh në sezon.