T’ju thërrasim deputet apo kryetar? Basha përgjigjet për herë të parë ndaj pyetjes pikante

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i PD, Lulzim Basha është përgjigjur për herë të parë ndaj pyetjes pikante nëse ishte deputet apo kryetar partie. Ai tha se është zgjedhur si kryetar mes 4 kandidatëve të tjerë në garën për postin e kreut të PD. Ndërsa sa i përket 11 dhjetorit, Basha vazhdoi ta konsideronte si tubim dhe jo si kuvend.

Eni Vasili: Si të të thërras deputeti Basha apo kryetari Basha?

Lulzim Basha: Atë e keni në dorë ju dhe do të tregojë shumë. Unë jam kryetari i PD, i zgjedhur nga një proces transparent nga 80% e demokratëve me 4 kandidatë. Kam betejë shumë të vështirë për të udhëhequr.

Kuvendi i 11 dhjetorit? Kush e thotë këtë? Nuk ka patur kuvend në 11 dhjetor, ishte tubim. Mund ta thërriste Tom Doshi. Mund të ndërronte vulat. Nesër mund ta thërrasë, Rama, Dako, Meta. Për fat të keq gjithçka është manipuilim.

Zjarr Tv Ad