“T’ju vijë turp, jeni kthyer në parti burrash!”, Edith Harxhi kërkon rishikimin e listës së të deleguarve të PD-së

0
347
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

E vetme kundër të gjithëve Edith Harxhi ka kërkuar ditën e djeshme në mbledhjen e Partisë Demokratike ku po caktoheshin te deleguarit e qarqeve që Sali Berisha të ishte online dhe ta dëgjonte. Dhe ai e bëri këtë por nuk reagoi.

Me tone të ashpra, Harxhi ka kërkuar të rishikohet lista e të deleguarve sepse PD ka zonja me integritet që mund ta përfaqësojnë më së miri këtë forcë politike në rang kryesimi.

“Nuk ju vjen turp. E keni bërë një parti burrash”, tha Edith Harxhi shumë e nervozuar pasi ka dëgjuar listën nga Gazmend Bardhi. Edhe pse ky i fundit ka tentuar ta qetësojë, tonet e Harxhit kanë qenë akoma më të ashpra edhe për aksionin politik të PD.

“Kemi bërë dy letra për kancelaritë për Berishën”, është justifikuar Bardhi.

“Dhe dy letrave juve i thoni aksion politik? E pse nuk vendosim që të gjithë bashkë, kështu si jemi, kur të fillojë sesioni i parlamentit europian të jemi atje në Strasburg të gjithë bashkë në protestë para institucionit? Pse nuk vini? Kjo është protestë për burgosjen politike të liderit të PD”, ka thënë Harxhi.

Ndërsa askush nuk fliste, Dhurata Çupi ka qenë e fundit që ka deklaruar se zonjat do të mbështesin burrat në skalionin e dytë.

Dhe këtu ka ndërhyrë Harxhi sërish: “Si s’ju vjen zor që e thoni këtë. Po zonjat e PD nuk kanë pyetur për plumbat në ’97 e kanë qenë në krye të njerëzve si mund të mos jenë sot”.

Debatet kanë vazhduar me tone të ashpra, por duket se Edith Harxhi ka qenë e vetme në këtë përpjekje, e pandihmuar nga zonjat e tjera të PD prezente në mbledhje.

Zjarr Tv Ad