Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Policia Rrugore e Tiranës përmes një deklarate u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të shmangin kalimin në autostradën Durrës-Tiranë.
Shkak është bërë trafiku i rënduar i ardhur si pasojë e numrit të madh të personave që kanë shkuar drejt bregdetit gjatë fundjavës.
Policia bën thirrje që të përdoren rrugë alternativë për të hyrë në kryeqytet, rruga e Ndroqit apo autostrada Elbasan-Tiranë.
“Nisur nga fluksi i madh i automjeteve në kthim për në Tiranë, Policia Rrugore e Tiranës, apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që për shkak të trafikut të rënduar në autostradën Durrës-Tiranë, të përdorin rrugët alternative:
*Durrës-Tiranë (Rruga e Ndroqit);
*Elbasan-Tiranë”, njofton policia.