Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në Librazhd. Një 11 vjeçar është mbytur në lumë në fshatin Tokëz.
Trupi i pajetë i 11-vjeçarit u gjet në lumë nga forcat zjarrfikëse.
Mësohet se ai kishte shkuar atje për t’u larë, por fatkeqësisht është mbytur.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 16:15, në fshatin Tokëz, shtetasi A. A., rreth 11 vjeç, banues në Librazhd, dyshohet se është mbytur aksidentalisht duke u larë në lumin Rrapun.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen nga lumi, të trupit të pajetë të këtij shtetasi.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes