Tragjedia në Burrel, flet babai i 2-vjeçarit që humbi jetën në çerdhe: Edukatorja më tha se…

0
117
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy ditë pas tragjedisë, ku një vogëlush humbi jetën në çerdhen shtetërore nr 2 në Burrel, ka folur babai i tij.

Renato Hoti thotë se në një bisedë në telefon me edukatoren para se ta dërgonin djalin me urgjencë në spital, ajo e ka njoftuar se i biri është zgjuar nga gjumi me të vjella.

“Me edukatoren që fola unë, po më thoshte që ka qenë duke fjetur gjumë edhe është çuar nga gjumi duke vjellë. E ka marrë ajo në krahë dhe më ka treguar të vjellat në bluzë.”

I prekur babai rrëfen se kur ka shkuar në spital e ka gjetur pa shenja jetë të birin, për të cilin thotë se ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore. “Po, gjendja e tij shëndetësore ka qenë shumë e mirë njëherë, sepse e ka çuar nusja në 08:00 e disa minuta. Unë isha tek puna për vete, nuk kisha mundësi për ta çuar. Edhe unë kam marrë telefonatë nga drejtoresha e kopshtit nga ora 11:15, djali ka shkuar direkt në spital. Atje kur kam shkuar në spital, e kam gjetur pa jetë”, tha ai.

Zjarr Tv Ad