Tragjike në Pogradec, vetëvaret në kasolle 12-vjeçarja

0
159
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Pogradec, ku një vajzë 12-vjeçare është gjetur e varur në një kasolle në afërsi të banesës.

Fatkeqësisht e mitura është gjetur pa shenja jete nga familjarët e saj, të cilët nuk kanë mundur ta shpëtojnë.

Nga këqyrja paraprake e trupit të 12-vjeçares nuk janë konstatuar shenja dhune. Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Më datë 22.08.2023, rreth orës 14:10, në fshatin Buzaishtë, Pogradec, në një kasolle në afërsi të banesës, është gjetur e pajetë nga familjarët, dyshohet e vetëvarur, një shtetase 12 vjeçe.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad