“Tre musketjerët”. Dy Inspektorët e IMT-së Tiranë, që fshehin të vërtetën dhe anëtari i PS – Nga Lorenc Shehu

0
315
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Lorenc Shehu

( Në këtë shkrim investigues nëpërmjet fakteve do të tregoj për fshehjen e të vërtetës që shkruajnë pas inspektimeve në terren dy inspektorët e IMT-së A.Susaj dhe R.Shkurta, të cilët nuk duan të shohin dy banjo të ngritura së fundmi në një shtëpi private ku shkelësit e ligjit kanë ndërtuar dy banjo njera në shkelje flagrante pasi është mbështetur në murin e jashtëm të komshiut dhe mbulesa e kësaj banjo në ditët me shi mbushet me ujë dhe rrjedh në murin e jashtëm të komshiut duke shkaktuar dëmtim të pronës (murit) të komshiut duke i krijuar lagështi. Kjo ngjarje ndodh në njërën prej lagjeve më të vjetra të Tiranës në njësinë bashkiake Nr. 8, në Tiranë, me adresë Rruga Riza Cerova , nr. 168/2. Këtë shkelje e ka bërë shtetasi A.SH dhe djali i tij F. SH ( anëtar i PS në njësinë bashkiake nr. 8 të kryeqytetit, kontribues shembullor në fushatat e fundit elektorale të PS-së, dikur punonjës i UKT-së,)

Kërkohen teleskop për dy inspektorët e IMT-së që nuk shikojnë ndërtimin pa leje që janë ngritur nga një anëtar i PS, në minibashkinë 8
Qytetarët denoncojnë në IMT-së Tiranë, se në një shtëpi private janë ngritur dy banjo njëra prej të cilave jashtë çdo standarti urbanistik pasi është mbështetur në murin e jashtëm të kuzhinës së komshiut duke i krijuar dëmtim të pronës, pasi sa herë bie shi uji i mbledhur në tavanin e banjos rrjedh nëpër murin e jashtëm të komshiut duke i krijuar lagështi në mur. Vijnë për ta vlerësuar në terren ankimin e qytetarëve dy inspektorët e IMT-së, A.Susaj dhe R. Shkurtaj. Në përgjigjen zyrtare që mban datën 25. 06.2023, Prot. 4856/1, dy inspektorët pas inspektimit shkruajnë ndër të tjera: Inspektorë verifikuan situatën në terren, në të cilën nuk kishte situatë ndërtimore në proçes dhe apo punime së fundmi.

Tavani mbulesë i mbështetur në murin me tulla të komshiut dhe përgjigja e IMT.

Ndërtimi i realizuar së fundmi si dhe pamja satelitore e objekteve.

Pas shkresës zyrtare të datës 25.06.2023 prot. 4856/1, që tregon se inspektorët e IMT-së Tiranë, nuk duan të shikojnë ndërtimin e banjos që mbështet me tavanin e saj në murin e komshiut duke i shkaktuar dëme në pronë nëpërmjet lagështisë nga uji . Qytetarët përpilojnë një tjetër ankim në IMT me të njëjtin përmbajtje si e para.

Pas një ankese të dytë IMT-ja,, mohon përsëri ekzistencën e ndërtimeve që shkelin ligjet urbanistike.
Pas kësaj ankese të dytë vjen përsëri përgjigja e IMT-së, Datë 10.07.2023 Prot. 6085/1. Duke ju bazuar vrojtimit në terren të dy inspektorëve që nuk shohin as ndërtimin dhe as tavanin e saj që mbështetet dhunshëm në murin e komshiut në shkresë zyrtare shkruhet : Inspektorët verifikuan situatën në terren, në të cilën nuk kishte situatë ndërtimore në proçes apo punime të kryera së fundmi , për të vepruar me proçedurë ligjore. Përsëri inspektorë dhe IMT mbyllin sytë përpara ndërtimit në shkelje të ligjeve të urbanistikës, që parashikojnë distanca të objektit nga objekti, ndërsa situata ndërtimore e kryer së fundmi duket fare mirë edhe nga dy llioje të ndryshme të tavanit të ndërtuara së fundmi, ndërsa çatia me tjegulla është e shtëpisë që ekzsiton prej viteve 1960. Sqaroj: Shtëpia e ndodhur në adresën Rr. Riza cerova , nr. 168/2, ka qenë e banuar nga kunata e ankuesit B.N. dhe ka patur vetëm një banjo, ndërsa aktualisht personat që e kanë blerë kanë shtuar dhe dy banjo njëra me shkelje të rënda ligjore duke u mbështetur në murin e komshiut dhe duke i krijuar lagështi dhe dëmtim të pronës.

Përgjigja e dytë ardhur nga IMT e cila në mënyrë definitive nuk pranon që ka një ndërtim jashtë kushteve të ligjeve të urbanistikës në vendin tonë, ku objekti mbështetet totalisht në murin e jashtëm të banesës së komshiut.

Akt noterial i vitit 1996 ku familja Ahmedaja bën pjestimin e pasurisë midis fëmijëve ku me vijë të kuqe është nënvizuar se banesa në rrugën “Riza Cerova” 168/2 përbëhet nga dhomë kuzhinë dhe banjo.

Pas kësaj përgjigje të dytë çdo gjë quhet e mbyllur nga IMT, çdo gjë quhet e mbyllur ana ligjore dhe ligjërisht nuk mund të vazhdohet më, mendohet se dy inspektorët kanë “fituar” betejën e tyre duke mos shikuar dy ndërtimet njëra me shkelje të rënda të ligjeve urbanistike, që i bën në mes të Tiranë anëtari i PS në njësinë 8.

Qytetarët denoncojnë në Komisariatin nr. 4 të policisë Tiranë, kësaj here inspektorët e IMT-së e shikuan një ndërtim pa leje, duke kundërshtuar dëshminë e tyre në inspektimin e mëparshëm.
Por qytetarët nuk dorëzohen, vazhdojnë ankimin e tyre kësaj here në komisariatin Nr. 4, me të të njëjtën përmbajtje , në shtëpinë me adresë Rr. Riza Cerova, Nr. 168/3, ( familja Shkëmbi, ku përfshihet djali i tyre shtetasi F.SH, është anëtar i PS dhe aktivist shembullor në fushatat e fundit elektorale të PS-së,) janë ndërtuar dy banjo njëra prej të cilave mbështetet totalisht me tavan në murin e komshiut duke i krijuar dëmtim të pronës dhe lagështi.
Pas këtij ankimi në komisariatin Nr.4, kjo e fundit i kërkon bashkëpunim IMT-së në shkresën me datë 18.08.2023 dhe prot. 5045 . Pas shkresës zyrtare të përpiluar nga komisariati nr. 4 atëhere IMT sjell përsëri për të dytën herë inspektorët që nuk kishin dashur të shikonin ndërtimin pa leje dhe ata deklarojnë me fodullëk, “ne jemi për njësinë bashkiake nr. 8, s’ka njeri tjetër”. Kësaj here të gjendur edhe para raportit të përpiluar edhe nga anëtarë të policisë gjyqësore, pranojnë diçka të vogël. Në shkresën e datës: 30.08.2023 prot. 5523, inspektorët A.Susaj dhe R. Shkurta kanë shikuar një mbulim me panel sanduiç 150 cm me 150 cm, dhe përsëri nuk tregojnë për objektin , (banjon) që mbështetet në murin e komshiut. Këtë herë inspektorët mohuan deklarimet e bëra në shkresën e datës 25. 06.2023 Prot. 4856/1, ku ata shkruajnë se nuk ka punime të kryera së fundmi. Atëhere sipas këtyre konstatimeve të bëra më herët nga inspektorët, ata kanë mohuar të vërtetën, ndërsa në gjuhën e gjyqësorit quhet “Dëshmi e rreme”.

Akt konstatimit nga dy inspektorët ku përsëri fshehin të vërtetën dhe deklarojnë se ka vetëm një panel sanduiç mbulesë dhe duke harruar që kjo mbulesë tavan mbulon objektin e ndërtuar së fundmi banjo.

“Osht Tirona e kuqe në Tironë nuk rren dot, se del fjala menjëherë, tjegull më tjegull”

Dhe së fundmi po them një shprehje të urtë që e përdorin Tiranasit, “Osht tirona e kuqe në Tironë nuk rren dot, se del fjala menjëherë tjegull më tjegull”. Mos e harroni këtë, padrejtësitë që po i bëhen këtij populli nga pjesëtarë të pushtetit me teserën e partisë në pushtet, që shkelin ligjin dhe mbrohen nga pjesëtarë të tjerë të pushtetit, do marrë ndëshkimin ligjor një ditë, asgjë nuk harrohet. Shkeljet tuaja sa vijnë e shtohen, dhe ju këto shkelje i dokumentoni pa frikë, ju këto shkelje i bëni haptazi në mes te ditës sepse nuk keni frikë se keni pushtetin. E drejta do dalë dhe shkeljet tuaja ligjore shumë shpejt do ndëshkohen nga ligji, edhe pse ne njerëzit e lirë të këtij vendi ju po na mundoni, po na shkelni, po na përdhosni, po ne do të rezistojmë deri në fitoren e Demokracisë në Shqipëri.

Zjarr Tv Ad