NGA AZGAN HAKLAJ
Trebythkëndëshi, një karrige shumë kulla!
“Hamasi” i Berishës bën sikur bën “Revolucion”, por nuk prek karriget e Rilindjes!
Pas Marshall Berishës fillon sulmin ndaj SPAK, edhe kreu i grupit parlamentarë dhe ish ministri i Brendshëm i Ramës, Bledi Çuçi.
Kjo dëshmon besëlidhjen e Trekëndëshit të Bermudës.
Ngjarjet e sotme në parlament janë aksiomë e akordit të plotë të Triumviratit famëkeq.
“Hamasi” ballkanik i Berishës me bekimin e Ramës, i vuri flakën karriges së kryetarit të PDSH-së Lulzim Basha në parlament dhe jo karrigeve të Rilindjes, se ato i kanë të përbashkëta:
Tre bythë një karrige e shumë kulla!
Sot u dekonspiruan publikisht. Fjalët e tyre me mllef ndaj PD perëndimore, tregojnë çfarë paniku po përjetojnë.
Sigurisht demokratët shqiptarë morën një mesazh të qartë, se me kë e ka luftën Foltorja e shkrirë me gazbardhistët dhe kush e mbështet.
Këto veprime tregojnë fundin tragjikomik të triarkisë, që ka sunduar dhe grabitur për 33 vite Shqipërinë.
Rënia e neodiktaturës është e pashmangshme dhe agu i demokracisë është i pandalshëm.
Është mision kombëtar çlirimi i demokracisë dhe i Republikës nga kthetrat e oktapodit të mafies politike dhe krimit të organizuar që në simbiozë me njëri tjetrit, kanë pushtuar shtetin.
Mobokracia po ngordhë.
Shqiptarët presin lindjen e Republikës së Re!