Tritan Shehu: Motoja e shëndetësisë shqiptare ‘falas’ sot: O paguaj, o …

0
176
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputet i Partisë Demokratike Tritan Shehu në një intervistë për Syri Tv dhe në një status të tij në llogarinë personale në Facebook ka denoncuar gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet sot shëndetësia shqitpare.

Sipas deputetit të PD-së bllokimi periodik i aktivitetit nga mungesat nuk ndodh vetëm në kardiokirurgji, por edhe në klinikat qendrore në Tiranë, ku mungojnë protezat e materialeve në ortopedi, disa herë stentet në kardiologji, shpesh lentet në okulistikë, etj.

Statusi i plotë i Tritan Shehut:

1 – Shëndetësia shqiptare sot: “O paguaj o vdis”!

Bllokimi i periodik i aktivitetit nga mungesat nuk ndodh vetëm në kardiokirurgji.

Kjo dëmton rëndë shëndetin e pacientëve, financat e tyre dhe punën normale të mjekëve.

Dhe këtu flasim për klinikat qendrore në Tiranë.

Mungojne protezat e materiale në ortopedi, disa herë stentet në kardiologji, shpesh lentet në okulistike, etj etj.

Laboratoret publike nën PPP bllokohen çdo muaj.

Egzaminimet histopatologjike vonohen me muaj edhe në QSUT.

Ndërsa për egzaminime extempore apo shërbimi i tillë publik në qarqe as që bëhet fjalë.

Në sistemin publik nuk realizohen shumë nga procedurat tejet urgjente e jetësore si ato për aksidentet vaskulare cerebrale.

Në perferi gjendja e sistemit spitalor është pothuajse në kolaps të plotë.

Kështu pacientët që mundin detyrohen të shkojnë te privati nën pagesa të larta e pa rimbursim.

Pra “O paguaj o vdis” është diviza sot e asaj që u propagandua si “shëndetësi falas”.

2 – Në lidhje me mbrojtjen nga Covid ne duhet të implementojmë ato masa që rekomandon Komisioni Europian, që aplikohen apo në SHBA edhe ndaj Kinës.

Në një kohe që BE vendos edhe regjimin e testimit Covid për udhëtarët kinezë, Rama heq dhe vizat për ata!

Gabim fatal politik ky, që ndodh vetëm në Serbi e Bosnje.

3 – Shëndetësia jonë kërkon reforma të thella politike e vullnet politik për të dala nga katastrofa.

Reforma të gjithë aneshme që me politikat e financimit e deri te ato te menaxhimit të sektorëve, të përshtatshme me një vend demokratik me ekonomi tregu!

Kjo mund të realizohet vetëm nëpërmjet ndryshime  të plota politike në vend.

Duhet vullnet politik e vizion politik për ato!

Zjarr Tv Ad