Tritan Shehu në Kuvend: Pse nuk e miratoni rezolutën për dënimin e gjenocidit serb apo iu mërzitet Vuçiç

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, gjatë seancës së sotme ka kërkuar në Kuvend ka kërkuar miratimin e rezolutës për dënimin e gjenocidit serb.

Ai tha se pa e dënuar atë gjenocid, nuk do të ketë drejtëso dhe Serbia do të vazhdojë që të mos e njohë. Sipas deputetit Shqipëria nuk e miraton këtë rezolutë se qeveria ka hall se i mërzitet Aleksandër Vuçiç.

“Na bën të mblidhemi sikur të jemi parlamenti i marsit apo jupiterit dhe jo i Shqipërisë. Një grup deputetësh kemi paraqitur prej një vit e ca një kërkesë për një mocion me debat ndaj gjenocidit serb në Kosovë.

Ende nuk është futur në diskutim pranimi apo jo nga asambleja plenare e këtij diskutimi. Kur mbi Kosovën po realizohet një agresion i plotë, kur ata që janë përgjegjës të autorit të gjenocidit, sot kërkojnë të veshin petkun e qengjit.

Unë do them diçka, zanafilla e gjithçkaje është ai geoncid, dhunë, ajo shtypje e madhe që u finalizua me vrasjet masive të viteve 90. Pa e dënuar, pa e njohur atë s’kemi të drejtë të kërkojmë drejtësi, nga ana tjetër Serbia vazhdon të mos e njohë atë gjenocid. Parlamenti shqiptar nuk e kalon se mërzitet Vuçiç, ne heshtim në kundërshtim të plotë me rregulloren, me detyrimet e botës demokratike për të dënuar atë geoncid”, tha Shehu.

Zjarr Tv Ad