Trump shpall kandidaturën për Presidentin e SHBA-ve: Për ta bërë Amerikën të lavdishme përsëri

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Donald Trump të martën në mbrëmje njoftoi kandidaturën e tij për presidentin e SHBA në vitin 2024.

Kjo deklaratë e Trump ka shkaktuar një sërë trazirash në politikën amerikane dhe veçanërisht partinë e tij politike.

“Për ta bërë Amerikën të madhe dhe të lavdishme përsëri, unë sonte po shpall kandidaturën time për president të Shteteve të Bashkuara”, tha Trump.

Trump po përballet gjithashtu me një seri hetimesh penale që po intensifikohen, mes tyre një hetim i Departamentit të Drejtësisë lidhur me qindra dokumente të klasifikuara, që u zbuluan në rezidencën e tij në Mar-a-Lago.

Ndihmës dhe aleatë të tij, i kanë kërkuar Trump të presë përfundimin e zgjedhjeve, si dhe balotazhin në Xhorxhia në garën për Senatin që mbahet me 6 dhjetor, përpara se të bëjë publike planet e tij për të kandiduar.

Por Trump, i etur për t’u kthyer në qendër të vëmendjes, shpreson gjithashtu që me këtë hap të krijojë një avantazh ndaj një listë të gjatë sfiduesish të mundshëm, mes tyre guvernatori i Floridës Ron DeSantis. Ky i fundit u rizgjodh javën e kaluar dhe tashmë shumë vetë në partinë republikane po kërkojnë kandidimin e tij për president.

Ish presidenti është përpjekur të fajësojë udhëheqësin republikan të Senatit Mitch McConnell mbi rezulatin e zgjedhjeve. Ndërkohë aleatët e zotit McConnell kanë kritikuar senatorin e Floridës Rick Scott, i cili kryesonte komisionin elektoral të republikanëve për Senatin.

Zjarr Tv Ad