Tryeza e 5 Shtatorit, Murrizi: Bashkë ishit edhe në 2021, por nuk e rrëzuat dot Ramën

0
122
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti demokrat Mylsim Murrizi nuk i ka kursyer kritikat për forcën politike që prej vitesh ka mbështetur. Sipas tij “bashkimi” i 43 deputetëve të thirrur në takim nga Gazment Bardhi është fiktiv, duke theksuar se problemi i opozitës qëndron te fryma dhe jo te numrat.

Për të përforcuar argumentin e tij, Murrizi shkuan se PD ka qenë e bashkuar në 2021 ashtu siç ka qenë edhe në 2013, me gjithë aleatët e saj, dhe sërish nuk ka arritur të rrëzojë Edi Ramën nga pushteti.

Për të, ky bashkim i PD-së, qoftë edhe sikur aty të ishte edhe Lulzim Basha e Enkelejd Albeja, nuk e sjell opozitën në pushtet.

“Ndaj do te shpreh hapur mendimin tim rreth ketij “ bashkimi” numrash dhe emrash qe ndodhi me 5 shtator tek hotel Tirana, duke qene shume i vetedijshem qe nuk do ju pelqej servilave dhe debilave politik qe jane thjeshte klloun liderash

E para une mendoj qe OPOZITA nuk e ka problemin tek numrat por tek FRYMA qe duhet te percjelle

Bashke ishin te gjithe keta te 43 ne prill te 2021, bile ishte edhe Luli, Enkelejdi e te tjere bashke me keta dhe a mund te me thoni pse nuk fituan??

Bashke ishim ne 2013 bile edhe me shume te tjere qe sot nuk jane as tek Berisha, as tek Basha, as tek Bardhi, por pse humbem?????”‘ shkuan Murrizi.

Postimi i plotë i Murrizit:

https://www.facebook.com/myslimmurrizi/posts/826339578869246?ref=embed_post

Zjarr Tv Ad