Tryeza e përbashkët Berisha-Bardhi, Shehi i pakënaqur: S’pashë ndonjë hata të madhe, ndonjë punë do bëjmë?

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbledhja e 43 deputetëve të opozitës, në një tryezë të përbashkët ku ishte Sali Berisha dhe Gazment Bardhi, për kreun e LZHK-së, Dashamir Shehin, përveç se një entuziazmi në ajër, nuk prodhoi asgjë.

I ftuar në A2 CNN, në emisionin “Debat”, Shehi tha se duhet folur për punë konkrete, dhe sipas tij një prej tyre është edhe bashkimi për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

“Unë do shkoj në çdo takim që i shërben një lufte opozitare. Herën e parë nuk pashë ndonjë gjë që ishte ndonjë hata e madhe, pashë një entuziazëm që kanë ardhur kaq veta, ndërsa grupi tjetër ishte mbledhur në një tjetër hotel. Ore do mblidhemi për të bërë ndonjë punë politike? Ndryshimi i sistemit është një aksion politik. Nëse doni t’i bashkoheni mirë se të vini. A e ka rrugën e sigurt? Jo, por është një betejë politike dhe morale, që ne deputetët të na zgjedhë populli dhe jo kryetari”, tha Shehi.

Ai shtoi se beteja e opozitës do duhet të shkojë përtej emrave që tregojnë vetëm forcën brenda partisë dhe asgjë tjetër.

“Nëse do vazhdojmë se kush është Basha, Ali Basha, Berisha, nuk janë tema politike, por kush është më i fortë në kampin opozitar, por ne nuk mund të rrimë më në opozitë”, përfundoi Shehi.

Zjarr Tv Ad