“Turp, je dhe klerik”, plas debati në studio, Boçi shërthen ndaj deputetit të Ramës

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Socialiste, Toni Gogu u përplas me ish-deputetin demokrat Luçiano Boçi në një studio televizive.

Sipas Boçit, Gogu nuk po tregon respekt referuar dhe faktit që dikur ka qenë pastor.

“Çfarë e shtyn opozitën shqiptare e cila në arkivën e saj juridike ka një nga opinionet më të mira që ka çuar në Gjykatë Kushtetuese, ku ne socialistët kemi humbur një çështje, që mos ta zbatojë opinionin e vet juridik? Të plotësojë të gjitha kriteret që duhen për të krijuar një komision hetimor? Çfarë e shtyn? E shtyn vetëm krijimi i një pseudo kauze, sepse njëri nga ata, gjyshi i madh, ka një hall shumë të madh,” – u shpreh Gogu.

Në këtë pikë ndërhyri Boçi, sipas të cilit komenti i Gogut ishte ofendues dhe ky i fundit bën moral pikërisht për të mos ofenduar.

“Po sikur ti s’je ofendues o zoti Gogu?! Se ke dhe kostumin e klerikut o burr. Po çfarë i ke këto? Do bëhesh dhe ti gjysh një ditë. Respekt mo respekt! Respekt dhe për moshën, dhe për historinë, dhe për personalitetin. Lëshon ofendime ti dhe na del me atë aureolën e njeriut që prekesh. Ju kaloni çdo cak turpi,” – u shpreh Boçi.

Zjarr Tv Ad