FIFA i ka prishur festën Kristiano Ronaldos, teksa ka dekretuar që dy golat e sfidës ndaj Uruguait janë shënuar nga Bruno Fernandes. Edhe pse sulmuesi portugez pretendoi se e kishte prekur ai topin te goli i parë, duke bërë edhe festimin e tij të zakonshëm. Organizata ndërkombëtare ka dalë zyrtarisht me një shpjegim se pse nuk i jepte golin CR7.
Kompania “Adidas” e cila ka prodhuar topin e Botërorit me një teknologji të veccantë që përdor për të dhënat statistikore të ndeshjeve, shpjegoi pse goli nuk ishte i Ronaldos, pasi nuk ka pasur “asnjë kontakt” me topin.
“Në ndeshjen mes Portugalisë dhe Uruguait, duke përdorur teknologjinë e “Connected Ball” që gjendet në topin zyrtar Al Rihla të Adidas, në mund të tregojmë me saktësi që nuk ka asnjë kontakt mbi topin nga Kristiano Ronaldo për golin e parë të ndeshjes.
Nuk është ushtruar asnjë forcë e jashtme mbi topin sicc është treguar nga mungesa e ‘rrahjeve të zemrës’ në matjet tona dhe në grafikun përkatës. Sensori IMU prej 500Hz brenda topit na mundëson që të jemi shumë të saktë në analizat tona”, shkruante kompania Adidas në komunikatën për episodin në fjalë, e shpërndarë nga FIFA që dha kështu qartësinë mbi autorësinë e golit.
Pamjet e Ronaldos që festonte e me pas goli që i jepej Bruno Fernandez u bënë menjëherë virale në rrjetet sociale, duke u tallur me portugezin i cili shpresonte që me këtë gol të arrinte ikonën Euzebio, i cili kishte shënuar 9 gola në pjesëmarrjet e tij në Botërorë ndërsa CR7 për momentin ka 8 të tillë.