Ekzekutohet në mes të Tiranës “padrino i drogës” Behar Sofia, i lidhur me ‘bosin’ e heroinës Abdulselam Turgut, i arrestuar në 98 në Turqi! 66- vjeçari është qëlluar me armë me silenciator në afërsi të Piramidës mëngjesin e sotëm dhe ka ndërruar jetë pak pasi është dërguar në spital.
Pas të shtënave ai është gjetur i shtrirë në tortuar dhe i gjakosur në fytyrë, por ndonëse është transportuar menjëherë në spital, ka ndërruar jetë pak minuta pasi ka mbërritur atje. Grupi hetimor ka marrë pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë të bizneseve dhe objekteve pranë vendit të ngjarjes. Pista kryesore e hetimit është ajo e prishja të pazareve të drogës si edhe e kaluara e tij.
Viktima Behar Sofia, i njohur si ‘Padrino i drogës” nuk është një emër i panjohur në botën e krimit pasi del në ngjarjen e gushtit 2009 ku në Durrës u vranë 4 policë gjatë operacionit për të arrestuar Dritan Dajtin. Ndërkaq është arrestuar gjatë një operacioni të policisë turke në vitin 1998, ku u godit një grup shqiptarësh që merreshin me biznes, mes tyre edhe Abdulselam Turgut.
Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.