“U fut pa radhë, votoi dhe iku”/ Arben Sulo tregon “takimin” me Floriana Garon: Kisha gjysëm orë që prisja, kur një zonjë e gjatë vjen merr fletën…

0
386
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-anëtari i grupit nismëtar për themelimin e Partisë Demokratike, njëherazi themelues i degës së PD në Lushnje, Arben Sulo ka treguar për “takimin” e pakëndshëm që ka pasur me zëdhënësen e komunikimit të Komisionit të Rithemelimit të PD, Floriana Garo në Kuvendin e PD.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Sulo shkruan se ishte në radhë duke pritur për të votuar prej disa minutash, kur është afruar Garo dhe pa respektuar radhën ka marrë fletën ka votuar dhe më pas është larguar.

Postimi i plotë i Sulos:

“Qelloi qe ne dhjetoristeve ne Kuvendin e djeshem na kishin caktuar te votonim bashke me grate e forumit, koincidence, a ndoshta qe kemi qene historikisht shume xhentila me femrat, duke filluar nga Azemi, ne Benat e te gjithe. Deri ketu e thene me humour, po ndersa me Vin Shvarcin, themelues e kontribues prej 32 vjetesh, prisnim me durim radhen prej me shume se gjysme ore, bashke me zoterinj e zonja te tjera, nje zonje e gjate vjen, direkt pa radhe, merr fleten e ne pak minuta voton. Nuk e njoha menjehere, se tani vone e kam pare ne PD, ishte znj. Floriana Garo. Me beri pershtypje me thene te drejten, per me teper qe ne USA, akoma me shume ne Zvicer, e respektojne me shume radhen…, por vazhdimi me beri akoma me shume pershtypje…. Nejse, c’est la vie, ju uroj nje fundjave sa me te bukur! ” shkruan Sulo në postimin e tij.

Zjarr Tv Ad