U grabitet prona, banorët e Porodinës akuzojnë Peleshin dhe Xhaçkën

0
789
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

U grabitet prona, banorët e Porodinës akuzojnë Peleshin dhe Xhaçkën

Qindra banorë të Korçës kanë protestuar për grabitjen që po u bëhet pronave të tyre nga qeveria dhe deputetët e mazhorancës, në zonën e Porodinës. Banorët akuzojnë se Niko Peleshi dhe Olta Xhacka qëndrojnë pas kësaj skeme, që u heq atyre qindra hektarë tokë, pronë e tyre e njohur, në emër të një projekti për ndërtimin e një aeroporti.

Të dhënat tregojnë se me ndikimin e Peleshit dhe Xhackës e gjithë kjo zonë i ka kaluar në pronësi një personi, i afërt me ta, dhe ndërkohë janë zhveshur nga pasuria e tyre të gjithë banorët e zonës.

Aeroporti nuk duket gjëkundi, por prona u është grabitur banorëve duke iu nënshtruar këtij projekti. Qytetarët e zonës tregojnë dokumentat që kanë, dhe akuzojnë qeverinë.

Kjo është një tokë bujqësore, por me këtë projekt ajo bëhet tokë truall duke iu pesëfishuar vlera, po sigurisht për plackitësit e saj. Partia Demokratike është në krah të banorëve dhe kërkesave të tyre. Salianji u shpreh se kjo padrejtësi bëhet në kurriz të qytetarëve për interesa klienteliste

.niko-peleshi olta-xhacka-largohet-nga-greva-e-urise//

Zjarr Tv Ad