Grupi i Sali Berishës, publikoi pak ditë më parë një libër, për atë që quan farsa zgjedhore e 14 majit. Me këtë libër, ata pretendojnë se zbardhet plotësisht vjedhja e zgjedhjeve nga Edi Rama.
Ylli Rakipi, e sheh si një mungesë kreativiteti dhe serioziteti në aksionin opozitar. Gjatë emisionit “Të Paekspozuarit”, ai deklaroi se mungesa e opozitës po favorizon Ramën, që ndihet komod dhe shëtit nëpër botë, si lider global.
Biseda në studio:
Ylli Rakipi: Kishin bërë një gjë këta, një libër. Për opozitë, duhet forcë, se janë vjedhur zgjedhjet dhe të gjejë të gjitha mekanizmat për atë që kanë vjedhur votat, por jo bën libër ti tani… Librin mund ta bëj unë me Shkullakun. U mblodhën aty për të huajt! Të huajt e dinë që këtu vidhen votat, nuk janë budallenj. U mblodhë dhe thanë ja ku keni librin me vjedhjet, lexojeni!
Armand Shkullaku: Nuk na vjen e keqja nga librat.
Ylli Rakipi: E di kujt ia dhanë librin? Njerëzve që s’kanë lexuar asnjë libër dhe këta që e morën e kishin librin e parë të tyre. Dhe ky libër u tregon atyre se si vidhen zgjedhjet. Po pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë? Njëlloj siç thonë jo do bashkohemi nesër, jo pasnesër.
Duke qëndruar në këtë lloj pozicioni, as mish as peshk ne nuk kemi opozitë. Lideri ikën nesër në OKB. Mbaron OKB-në, ikën në vend tjetër. Ai është bërë lider ndërkombëtar tani se s’ka asnjë punë këtu, s’ka as opozitë.
E vetmja protesta që bëri opozita, ishte Paloka se nuk kishte vend në stadium, se s’kishte biletë. E them në mënyrë metaforike, se Palokën e kam mik, por këtu s’ka opozitë.