Në reagimin e tij, Rama nuk ka lënë pa sulmuar edhe opozitën.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai thotë se është trishtim që edhe për ngjarje delikat, “gjithëfarë gjelash laramanë ia marrin avazit majë plehut të interesave të tyre mizerabël”.
“Çfarë trishtimi që edhe kur bëhet fjalë për një ngjarje kaq delikate sa ajo e Gramshit, gjithëfarë gjelash laramanë ia marrin avazit majë plehut të interesave të tyre mizerabël! Po edhe çfarë krenarie për rojet ushtarake që i neutralizuan tre individët e dyshuar për spiunazh”, shkruan Rama.
Sjellim në vëmendje se sot tre shtetas rusë, tentuan të futen në uzinën e armëve në Gramsh, ku njëri prej tyre u përlesh me dy ushtarë roje, ku si pasojë këta të fundit mbetën të plagosur.
Policia dhe ministria e Mbrojtjes në një reagim sqaroi se ndaj dy ushtarëve shqiptarë u hodh spray neuroparalizues.