U përplas me jet ski në plazhin e Llamanit 4 ditë më parë, ndërron jetë te Trauma 16-vjeçari

0
112
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka ndërruar jetë 16-vjeçari K.XH i cili u përplas me jet ski katër ditë më parë në Himarë.

I mituri ka ndërruar jetë këtë të diel në Spitalin e Traumës, pasi pësoi vdekje klinike katër ditë më parë. Aksidenti ndodhi mesditën e së martës në Llaman të Himarës, ku nga përplasja e një mjeti lundrues Jet Ski, mbetën të plagosur shtetasi K. Xh., 16 vjeç, nga Tirana dhe shoku i tij D. K., 17 vjeç.

Kujtojmë që fillimisht u raportua se dy të miturit ishin hedhur nga një shkëmb për t’u larë në det dhe ishin plagosur, por më pas doli se adoleshentët ishin dëmtuar nga përplasja e mjeteve lundruese.

Zjarr Tv Ad