U përplasën fizikisht brenda Kuvendit, Vullnet Sinaj i kërkon sqarime Nallbatit jashtë sallës

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Socialiste Vullnet Sinaj u përplas fizikisht ditën e djeshme me deputetin e Partisë Demokratike Bledion Nallbati.

Pas përplasjes në ambientet e Kuvendit, Sinaj dhe Nallbati janë përballur me njëri-tjetrin sërish jashtë sallës së Parlamentit, duke folur për atë që ndodhi brenda parlamentit.

Në një fotografi të realizuar nga fotografi Agim Rama, deputeti socialist ndodhet përballë Nallbatit dhe duket se i kërkon sqarime këtij të fundit lidhur me ngjarjen që ndodhi vetëm disa minuta më parë mes të dyve.

“Si merr guximin të ngresh dorë”, i tha Sinaj.

Ndërkohë, Nallbati u përgjigj: Unë mora kartën ti ngrite dorë.

U desh ndërhyrja e deputetëve të tjerë për të shmangur sërish një përplasje tjetër fizike mes tyre.

Zjarr Tv Ad