Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të shënuar në Himarë, ku mbetën të plagosur dy adoleshentë.
Burime për media bëjnë me dije se dy adoleshentët kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së dy Jet-Sky. Të lënduar nga kjo ngjarje kanë mbetur shtetasi K. Xh., 16 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka marrë dëmtime të rënda në fytyrë dhe në kokë, si dhe shoku i tij shtetasi D. K., 17 vjeç, banues në Tiranë.
17-vjeçar ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 16-vjeçari është transportuar me helikopter në drejtim të Tiranës, për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Teksa mediat raportojnë se adoleshentët janë lënedduar nga përplasja e mjeteve lëndruese, policia më herët raportoi se ngjarja ka ndodhur pasi të miturit janë hedhur nga shkembi për t’u larë në det.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë vendore dhe ato të Policisë Kufitare, si dhe grupi hetimor, me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.