U plagos në Vlorë, kush është ish-mësuesi i edukimit fizik i dënuar për vrasje

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një plagosje me armë zjarri ka tronditur sonte qytetin e Vlorës. Mësohet se në shënjestër të atentatorëve ka qenë Elius Thartori, i cili më herët ka ushtruar profesionin e mësuesit të edukimit fizik në një prej shkollave të qytetit të Vlorës. Ai ishte raportuar në media se kishte qenë më herët i dënuar për vrasje dhe se luante letra me nxënësit në orën e mësimit.

Denoncimi në atë kohë i mësuesit të plagosur sonte:

Kamera e Fiks fare ka filmuar mësuesin e edukimit fizik të shkollës 9 vjeçare “Teli Ndini” në Vlorë, Eljus Thartori, duke luajtur me letra në klasë.
Gjuha që nxënësit përdorin për të etiketuar drejtoreshën e kësaj shkolle është fyese dhe denigruese për figurën e mësuesit.

Ky mësues, në kundërshtim me ligjin, inkurajon nxënsit që të fyejnë drejtoreshën gjatë orës së mësimit.

Mësuesi Thartori, i cili jep mësim në këtë shkollë prej 8 vjetësh, është i dënuar për vrasje dhe asnjëherë Drejtoria Arsimore e Vlorës nuk ka verifikuar dokumentacionin e tij dhe as i ka kërkuar që të sjellë dëshminë e penalitetit. Kamera e Fiks fare ka sjellë pamje nga klasa ku mësuesi i fiskulturës luan me letra së bashku me dy nxënës të klasës së 9-të gjatë orës së mësimit. Ora shënon 8.30 dhe në shkollë është duke u zhvilluar ora e parë e mësimit.

Zjarr Tv Ad